Pas disa kërkimeve disa orëshe Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë si të dyshuar për plagosjen e sotme që ka ndodhur në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Express.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe përmes një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës.
“Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe pas një pune intensive operativo-hetimore është arrestuar 1 (një) person i dyshuar dhe është në kërkim të 2 (dy) personave të tjerë të involvuar në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë, po ashtu edhe personi i plagosur i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar”, thuhet në komunikatën e policisë.
Ndërkohë Gazeta Express ka arritur që të sigurojë videon e momentit të plagosjes në Pejë, ku shihet se si një përson ndjek një tjetër dhe më pas dëgjihen edhe të shtëna armësh