VIDEO: Momenti kur i dyshuari e ekzekuton viktimën në Klinë

Një person është vrarë të hënën rreth orës 16:40 në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë, raporton Paparaci.

Sipas pamjeve të publikuara nga Kallxo.com, shihet momenti kur i dyshuari e ekzekuton viktimën në Klinë.

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Tush Frrokut, të dyshuarit për rastin e sotëm.

I njëjti po dyshohet se ka plagosur Anton Prelën, nga Stupa e Klinës, i cili më pas nuk mundi që t’i përballojë plagët duke ndërruar jetë, transmeton Paparaci.

Sipas drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, Gazmend Bojaj, vdekja e të plagosurit Prela është konfirmuar në Spitalin e Pejës.

“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës. Nga atje është konfirmuar vdekja e tij”, tha ai.

E, Fadil Gashi, zëdhënës i PK-së në Rajonin e Pejës, tha se dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe se Policia është në kërkim të tij.

“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.