Gratë në komunën e Klinës janë treguar të zonja në biznesin e agrikulturës.
Në fshatin Shtupel, Suzana Temaj angazhohet në rritjen dhe kultivimin e mbi 100 dhive. Ajo nga mishi i tyre, qumështi dhe djathi arrin përfitime të mira për familjen e saj.
Por në këtë fshat mungon uji për pije kurse rruga është e paasfaltuar.
Suzana Temaj, në një intervistë për RTV21 ka thënë se ka 100 dhi nga të cilat mbijeton familja e saj.
“100 krerë dhi i kam, edhe mbijetojmë prej kësaj pune, problemi është më shumë tek uji dhe rruga, me mungesë të tyre jemi, sidomos të ujit”, ka thënë Temaj.
Ajo tutje ka shtuar se për tu furnizuar me ujë për dhitë, duhet të kalojnë disa kilometrat, ndërsa ujin për pije duhet ta blejnë.
“Furnizohemi shkojmë marrin në ujësjellës, në Drin për bagëti, e për me pi blejmë, kudo që mundemi, bajmë me traktor”, ka treguar Temaj
Ajo ka treguar se e tërë familja merren me përkujdesjen e dhive
Na si familje merremi me qetë punë, prej saj mbijetojmë, perspektivë ka vetëm është problem për rrugë e për ujë”, ka thënë Temaj