Nëse dëshironi të përgatisni një recetë që mund ta hani në çdo kohë, atëherë ajo e vezëve të mbushura me djathë dhe speca është e duhura.
Kjo recetë përgatitet për 25 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për tre persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 6 vezë, 100 gr djathë i bardhë, 2 speca gogozhare (të pjekur në vaj), majdanoz, kripë, piper i bardhë dhe vaj ulliri.
Përgatitja: Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar pjesën e bardhë të vezës. Me ndihmën e një piruni shtypni të imët të verdhat e vezëve, në një tas. I shtoni djathin, specat, majdanozin dhe kripën. I përzieni mirë.
Shtoni pak piper të bardhë dhe vaj ulliri. Mbushni të bardhat e vezëve me masën që sapo përgatitët. I vendosni me kujdes në një pjatë dhe është koha për t’i shijuar.