Dy këmbësorë sot janë goditur nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti – zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
“Sot, rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve”.
“Si pasojë e aksidentit, këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin,” ka thënë Ahmeti