Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Volljak të Klinës, rreth orës 12:30, ku një i dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia e ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës, me ç’rast 7 persona kanë mbetur të lënduar,
Kështu kanë bërë të ditur deshmitart të cilët njoftuan se dy nga 7 të lënduarit janë trajtuar në Spitalin e Pejës dhe të Gjakovës, ndërsa të tjerët kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
Të njëjtit sinjalizues njoftojnë se të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.