Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ku vetura ka goditur një këmbësore.
Policia njofton se është arrestuar shoferi dhe se viktima femër është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pas lëndimeve të rënda që ka pësuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore ka goditë këmbësoren – viktimën femër kosovare e cila si pasoj e aksidentit ka pësuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së ndihmës së par në spitalin rajonal Pejë është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.