Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Denj të Gjakovës. Një veturë e cila e ka tejkaluar shpejtësinë e paraparë e ka goditur një kamion të mbeturinave, duke i lënë të lënduar rëndë dy punëtorë që ishin në pjesën e prapme të kamionit. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime të renda në njërën këmbë.
Rastin e ka konfirmuar shefi i trafikut rajonal, Albin Sahatqija, i cili ka thënë se nuk dihet nëse i është këputur këmba personit të lënduar.
Sahatqija ka njoftuar se personi tjetri ka lëndime më të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës.
“Po ka ndodh në fshatin Denj. Një automjet për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë është përplas më nja kamion të mbeturinave ku kanë qenë edhe dy punëtor pas kamionit duke punuar. Fatkeqësisht janë godit edhe ata dy punëtor që kanë qenë pas kamionit, njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore në këmbë, nuk dihet nëse i është këput këmba, është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Sahatqija.
Ai ka njoftuar se personi tjetër ka lëndime më të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës.