Është vetëvrarë Sokol Halili, ish-bashkëshorti i cili e ka vrarë gruan shtatzënë, 35 vjeçaren Hamide Magashi.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, tha Sveçla