Vetëvritet një person para ndërtesës së Kuvendit në Serbi

Një person ka kryer vetëvrasje me armë zjarri para ndërtesës së parlamentit të Serbisë në Beograd.

Ministria e Brendshme tha se më 23 janar një person, në të 50-at, e ka qëlluar veten me armë zjarri në gojë dhe ka vdekur në vend të ngjarjes, raporton REL.

MPB-ja dhe as autoritetet e tjera atje nuk kanë dhënë detaje të tjera për këtë rast.

Burri vrau veten në shkallët që çojnë në hyrjen e ndërtesës së parlamentit.

Kjo është vetëvrasja e dytë në po atë vend që nga 2002-a, kur ish-ministri i Brendshëm, Vlajko Stojiljkoviq, qëlloi veten për vdekje pak pasi ligjvënësit kaluan një ligj që lejonte ekstradimin e të dyshuarve nga tribunali i Hagë për krime lufte. Ai vdiq dy ditë më pas.

Stojiljkoviq ishte akuzuar për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.