Një person ka kryer aktin e vetëvrasjes në Komoran të Drenasit.
Trupi i pajetë i një 70 vjeçari u gjet në një shtëpi banimi të martën në mbrëmje.
IndeksOnline mëson se i moshuari dyshohet se qëlloi vetën me armë zjarri.
Njësitet përkatëse të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Ende nuk dihen motivet që dërguan të moshuarin të kryej vetëvrasje.