Një grua është vetëvrarë në Gjakovë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.
Ai ka thënë se viktima është e moshës 45 vjeçare.
“Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar një informatë për një rast- vetëvrasje me litar. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur patrulla policore dhe mjeku kujdestar i cili edhe ka konstatuar vdekjen. Fjala është për një femër të moshës 45 vjeçare e cila ka kryer aktin e varjes në një kthinë pas shtëpisë, kurse viktima është gjetur nga familjaret. Është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML-s”, thuhet në njoftim.