Një grua e moshës 60-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në sheshin e Mitrovicës, sonte rreth orës 21:30, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte rreth orës 21:30 policia ka gjetur një trup të pajetë të një gruaje të moshës 60-vjeçare në banesën e saj në sheshin e Mitrovicës. Besohet se viktima jetonte e vetme në banesën e saj. Janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast, nuk mund të konfirmojmë asgjë tjetër pa raportin e ekspertizës”, tha Zahiti.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj se 60-vjeçarja është vetëvrarë duke u varur me litar./