Në rrugën “Vëllezërit Petreq” në Pejë një 51 vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët në shtëpinë e tij,
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se viktima është gjetur i varur.
Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka thënë se viktima është i lindur në vitin 1970.
Gjithashtu Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i pajetë i 51 vjeçarit është dërguar në IML për obduksion, ka thënë Gashi