Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në fshatin Poklek i Ri në Drenas, ku një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri,
Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Emergjenca dhe kanë njoftuar se bëhet fjalë për një burrë 63-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes.
Siç mëson Sinjali në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e të ndjerit.
Akoma s’dihen motivet që mund ta kenë shtyrë viktimën t’i jap fund jetës, por gjatë procesit të hetimit pritet të zbardhen detaje dhe rrethanat e këtij rasti.