Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në Ferizaj në një objekt banesor që ishte në ndërtim.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, sipas tij personi i vetëvrare është i moshës 29 vjeçar.
“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person, mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”.
Mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.