Lëvizja Vetëvendosje në Klinë, përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se ka pranuar dy ftesa zyrtare për bashkëpunim nga të dy partitë që kanë shkuar në balotazh në Klinë, AAK dhe PDK.
Por, që të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, duke thënë se janë duke shqyrtuar ato.
“Të dashur aktivistë, vullnetarë e simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ju njoftojmë se Qendra e Lëvizjes në Klinë ka pranuar dy ftesa zyrtare për bashkëpunim nga dy partitë që kanë shkuar në balotazh në Klinë: AAK dhe PDK.
Pas konsultimeve me aktivistët tanë dhe pas mbledhjes me Grupin Punues të Lëvizjes në Klinë do t’i shqyrtojmë këto dy ftesa dhe në bazë të vullnetit të shumicës do të marrim vendimin e duhur”, thuhet në njoftimin e VV-së.