Vetëvendosje i kërkon këtë datë për zgjedhje presidentes Osmani

Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë kërkesën zyrtare për zgjedhje në adresë të presidencës.

Burimë të Indeksonline bëjnë të ditur se partia e Albin Kurtit ka kërkuar 2 shkurtin e vitit 2025 si datë të duhur për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Partitë opozitare janë unike në qëndrimin e tyre.

PDK, LDK e AAK kanë kërkuar 26 janarin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Presidentja pritet që të shqyrtojë të dy opsionet dhe së shpejti pritet të përcaktohet data e saktë e zgjedhjeve.