Zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore për kandidatët partiakë të cilët garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën në Prishtinë.
Zyrtarë të kësaj partie, mes tyre kandidatë për deputetë janë shprehur të sigurtë se do të jenë partia fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Arben Vitia njëri na kandidatët për deputet nga dega e Prishtinës, ka thënë se fitorja VV-së do të jetë e sigurt.
“Fitorja e Vetëvendosjes me 14 shkurt është e sigurt deri atëherë secili nga kandidatët tonë do të takojë qytetarët, ashtu siç i kemi takuar edhe para fushatës që kjo fitore të jetë bindëse”, tha ai.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, duket që për shkak të pandemisë, nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë ku liderët e subjekteve do t’ju drejtoheshin masës me mesazhe.
Po ashtu, për dallim nga herët tjera, kjo fushatë për zgjedhje të parakohshme zgjat vetëm 10 ditë.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të marrin pjesë 28 subjekte politike.