Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar gjatë kësaj të diele në qytetin e Prizrenit. Nga aty fituesi i zgjedhjeve ka folur për formimin e qeverisë së re.
Kurti ka thënë se posa që të certifkohen rezultatet e zgjedhjeve janë të gatshëm për të votuar kryetarin e ri të Kuvendit, kryeministrin dhe presidenten e re.
‘’Në momentin kur të certifikohen rezultatet, ne jemi gati menjëherë që ta votojmë kryetarin e ri të Kuvendin, kryeministrin e ri dhe presidenten e re’’, tha Kurti për RTV Besa.
Tutje Ai ka thënë se po e përcjell me vëmendje procesin e numërimit të votave dhe se ka parë tendenca nga KQZ për ta zvogëluar fitoren e VV në zgjedhjet e 14 shkurtit.
‘’Ne po e përcjellim me vëmendje dhe qartazi ka tendenca që fitorja jonë plebishitare që sado pak të zvogëlohet. Edhe vonesa edhe këto padrejtësitë të vogla në dukje teknike, por që s’janë të tilla, nuk mund ta ndalin fitoren e madhe që ka arritur VV në zgjedhjet e fundit’’, tha ai.