Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të miratohet në lexim të dytë projektligji për buxhetin e vitit 2021.
E për këtë shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, tha se ky subjekt politik do ta votojë buxhetin me amandamentet e aprovuara.
“Si GP i kemi shqyrtu amandamentet dhe është një analize e përgjithshme, së shpejti do të kemi zgjedhje, jemi në një gjendje para fushate, por, meqënëse jemi në një situate të tillë, dhe që do të kemi një qeveri tjetër pas pak muajsh. Ne si GP i VV-së do ta votojmë këtë buxhet me këto amandamenet e aprovuara nga komisioni”, tha ai.
Po ashtu, ai shtoi se sapo të krijohet Qeveria e re ky buxhet do të rishikohet pastaj.
Ndryshe, gjithsej janë 149 amandamente dhe vetëm 11 prej tyre kanë përkrahjen e komisioneve