Gazmend Kabashi, njëri nga veteranët pjesëmarrës në protestën e sotme ka thënë se protesta ka shkuar mirë dhe se qëllimi i tyre s’ka qenë të bëjnë rrëmujë e të futen në parlament.
Ai tha se në protestën e sotme më shumë ka ardhur të shoh se kush po merr pjesë në protestë, teksa shtoi se në këtë protestë i numëron në gishta veteranët e vërtetë.
“Ne s’kemi luftuar për para, kur ka qenë lufta askush s’ka folur se ne do të marrim para, por kemi luftuar për ta çliruar Kosovën. Sot, më shumë kam ardhur këtu të shoh se kush është këtu”.
“Sot këtu ka shumë pak veteranë, unë i numëroj në gishta në këtë protestë se kush ka luftuar me pushkë në dorë”, është shprehur Kabashi për Klan Kosova.
Tutje, Kabashi tha se policia e ka bërë punën si duhet, e që sipas tij, në mesin e tyre ka edhe ushtarë që kanë luftuar bashkë në vijën e parë të frontit.