Veterani i luftës që vullnetarisht pastron rrugët dhe varrezat e fshatit Volljakë

Milazim Berisha nga Volljaku i Klinës, ka thënë në një intervistë për Klina.info që për të tretën herë po i pastron rrugët e fshatit të tij.

“I lus qytetarët mos gjuni mbeturina. Me shpenzime të mija po e bëj këtë investim. Nga gushti dy herë i kam pastru rrugët e varrezat. Askush nuk më përkrahë, krejt vullnetarisht e bëj. Askush një ujë të thjeshtë s’ma ka pru”, ka thënë Berisha.

Ai tutja ka shtuar se pasi grumbullon mbeturinat, lajmëron Komunën, të cilët i kanë thënë se vijnë sonte.
“Por, nëse s’vijnë, qentë prapë i shpërndajnë”, ka thënë Berisha.
Ai është veteran i luftës, me të hollat që merr ai pastron rrugët dhe varrezat.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë: