Vetëm tetë pacientë me koronavirus aktualisht janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Pesë nga këto raste janë në gjendje stabile, tri raste janë në trajtim me oksigjenterapi dhe përkujdesje intensive.
Ndërkaq, nga klinika sot lirohen pesë pacientë të shëruar nga COVID-19.
Raporti i plotë nga QKUK:
Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.
Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.
Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.