Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani është shënuar vetëm një vdekje si pasojë e koronavirusit, njofton instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të virusit të ri në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,325, shkruan “Reuters”,
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 988 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 249,985. Një ditë më parë u shënuan 248 raste.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.