Ditën e djeshme është mbajtur seanca fillestare për gjykimin ndaj infermierëve, të cilat dyshohen për sulm fizik ndaj të moshuarës në azilin “Orenda” në Pejë.
Prokuroria Themelore në Pejë, katër muaj më parë kishte ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave të dyshuara për këtë rast.
Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.
Ndërkohë avokati Maeshari Selimaj, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se vetëm Aurona Pelaj e ka pranuar fajësinë për dhunimin e të moshuarës, ndërsa dy të tjerat jo.
“Vetëm Aurona Pelaj e ka pranuar fajësinë, tjerat janë deklaruar të pafajshme. Gjykata e ka refuzuar pranimin e fajësisë të njëjtës me qëllim që shqyrtymi gjyqësor të vërtetohet”-tha ai.