Organizatat jo qeveritare kërkojnë që të përmirësohen kushtet e punës për policët në mënyrë që mos të joshen nga korrupsioni.
Ishin të angazhuar në policinë e Kosovës për t’i zbardhur krimet ekonomike.
Por, hetuesit policor Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtar, madje ka dyshime mirë të bazuara se kanë marr edhe ryshfet.
Për këtë hetuesit e inspektoratit policor të enjten i arrestuan që të dy hetuesit e krimeve ekonomike.
Bile, bazuar në të dhënat e Inspektoratit Policor, Lavdim Osmani u kap në flagrancë duke marrë ryshfet nga një qytetar.
Ndërsa, Lutfi Menxhiqit i janë gjetur 9 mijë euro para “cash” dhe dy kallashnikovë në shtëpi.
Por këta nuk janë zyrtarët e vetëm policor që janë arrestuar për vepra të ndryshme kriminale.
Vetëm gjatë vitit 2019, 41 zyrtar policor janë arrestuar për vepra të ndryshme.
Pos këtyre arrestimeve me rekomandim të Inspektorati Policor, janë suspenduar edhe 70 efektiv të policisë.
Ndërsa janë transferuar edhe 8 të tjerë.
E për t’i kapur të gjithë zyrtarët policor që e keqpërdorin pozitën zyrtare, Haxhimustafa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.
Në anën tjetër hulumtuesi Shpend Balaj, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se për tu zvogëluar rastet e tilla kur zyrtarët policor përfshihen në vepra korruptive, duhet që organeve të rendit të u përmirësohen kushtet e punës.
Megjithatë sipas hulumtimeve të QKSS, Policia e Kosovës vazhdon të jetë njëri nga institucionet më të besueshme të Kosovës.