Vetëm gjatë shkurtit në Kosovë lindën 1 mijë e 955 fëmijë, ja sa femra e sa meshkuj

Gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 1 mijë e 955 fëmijë. E me numër vazhdojnë të prijnë meshkujt.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë muajit shkurt kanë lindur 1 mijë e 024 meshkuj dhe 931 femra.

“Në muajin shkurt 2025 janë regjistruar 1 955 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 024 lindje janë meshkuj dhe 931 lindje janë femra”, thuhet në raportin e ASK-së.