965 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 644 mijë e 358.
871 mijë e 970 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës. Deri më sot 772.388 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë“, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.