Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht, në Kosovë janë 562 raste aktive me COVID-19,
Gjatë ditës së djeshme, kjo ministri njoftoi për një rast të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus dhe për 17 raste të reja të infektimit me këtë virus.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, MSh njoftoi se janë dhënë 1 milion e 507 mijë e 657 doza të vaksinës. Ndërsa, 675 mijë e 582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.