Një automjet policor ka bërë vetëaksident, në rrugën Pejë-Prishtinë, afër parkut të Biznesit në Drenas, sot rreth orës 06:10.
Përfaqësues të zyrës për informim në Policinë e Kosovës kanë thënë për Telegrafin se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar dy zyrtarë policorë.
“Me datë 31.07.2019 rreth orës 06:10, në Rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, afër parkut të Biznesit në Drenas është shkaktuar një aksident trafiku (Vetëaksident) ku i përfshirë ka qenë automjeti policor i tipit Skoda Octavia, ndërsa dy zyrtarë policorë kanë marr lendime trupore. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rastin e kanë trajtuar sipas procedurave të parapara në mënyrë që të bëhen të ditura shkaqet dhe rrethanat e tërsishme të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e PK-së.