Vetëaksident në hyrje të Klinës, një i lënduar

Një vetëaksident ka ndodhur në hyrje të Klinës. Klina.info mëson se është lënduar një person. I njëjti që është nga fshati Shtupel, është dërguar në QKMF në Klinë, për tretman mjekësor. Policia dhe njësitet hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes.