Vetëaksident në Grabanicë të Klinë, tre të lënduarit janë në Spitalin e Pejës

Një vetëaksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Grabanicë.

Klina.info mëson se janë lënduar tre persona, në mësin e tyre edhe një fëmijë.

Të lënduarit janë dërguar në QKMF në Klinë, ku ju është dhënë ndihma e parë, e më pas në Spitalin e Pejës.

Policia dhe njësitet hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Klina info/