Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka ndërruar jetë pasagjerja e cila ishte lënduar dje në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Korreticë të Epërme
.Deri te aksidenti kishte ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ana e vozitëses femër, ku si pasojë kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ishte rrokullisur.
“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur.
Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe dy pasagjerë, prindër të saj .
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.