Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.
Një i tillë është shënuar edhe sot në orët e pasdites në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka edhe të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prizrenit.
“Rreth orës 17:44 minuta, policia është njoftuar për një vetaksident në komunikacion, në rrethin në Bozhdarhane, që lidh rrugën “Ukë Bytyqi” me rrethin. Një automjet i tipit Golf, duke mos iu përshtatë shpejtësisë së lëvizjes në atë rrugë, si pasojë ka goditur tri shtylla elektrike të cilat edhe i ka dëmtu dhe është rrokullisur. Si pasojë janë lënduar tre persona”, ka thënë ai.
Osmanollaj gjithashtu ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë në Qendrën e Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, ku njëri nga ta është në gjendje më të rëndë