Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Ngucat të Malishevës, ku është përfshirë një veturë dhe janë lënduar gjashtë persona, në mesin e tyre tre fëmijë,
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se të lënduarit fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Malishevës për trajtim mjekësor, por për shkak të lëndimeve të rënda janë transferuar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Burimet brenda QKUK-së thonë se dy prej të lënduarve kanë pësuar frakturë, njëri në këmbë dhe duar, e tjetri vetëm në njërën këmbë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, me ç’rast automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.