Shkruan: Lekë Mrijaj
(Një falënderim i posaqëm për këtë libër të ofruar ecën për mikun tim e veprimtarin shqiptar nga Sllovenia, prof. Tunë Shllaku)
Libri më i ri i botuar në vitin 2018 i cili titullohët “Albanese–Artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane” të autorit, Shyqri Nimani, është një libër i konceptuar shumë mirë si për nga stili njëashtu edhe për nga mbarështrimi profesional studimor e teknik gjuhësor. Autori në fjalë, ka pasqyruar veprimtarin madhore kulturore e kombëtare të legjendave e eruditëve tanë (të rrafshit kombëtar e kulturor) nga të gjitht epokat në Trojët Tona Etnike Shqiptare, Evropës së emancipuar përëndimore e asaj lindore pikërisht duke përfshirë edhe ekzodin e shqiptarëve nisur që nga vdekja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut…
Ai, vertetë e ka pasuruar librin me njohjet rreth artistëve shqiptarë në mesjetë dhe më vonë (piktorëve, skulptorëve dhe muzikantëve) si dhe veprat e tyre, në shumë raste të një vlere madhore, që u bënë pjesë e artit botëror.
Në parahyrje të librit të librit, autori ka prezantuar të ilustruara foto autoktone të legjendave tona nder shekuj: Alphonse de Lamartine, Akili fitimtar duke e zvarrit trupin e pajetë të Hektorit para portave të Trojës, Aleksandrin e madh, duke luftuar me mbretin e Persisë, Dariuss III, beteja e Issus( 5 nentor 333, para k.s), Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sipas vëllimit “Armamentarium Herocium’, 1601, Shpata dhe përkrenarja autentike e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që gjëndët në Muzeun Historik nē Vjenë të Austrisë.
Nimani në kronologjinë e tij në hyrje të librit “Albanese – artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane”, e nisi me shqiptarët, braktisjën e trevave të tyre, përfshirë nga vdekja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut (6 maj 1405-17 janar 1468) si dhe rezistimin e tij për 25 vjetë tresht, kundrejt Përandorisë Osmane, të të cilin edhe Papa Kalisti III, e propagandonte si “mbrojtës të Krishterimit”, shkruar me 1457 se “Nuk ka njeri në botë i cili të mos dijë trimëritë që keni bërë, dhe i cili të mos ju lavdërojë gjer në qiell si një kryengritës të vërtetë dhe si një kryeluftëtarë bujar të krishtërimit”.
Autori i librit, përmend veprimtarit dhe kushtët e veshtira të klerikëve gjatë atyre kohëve: Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frank Bardhi, Pjetër Bogdani etj., pastaj piktorët famëmadh: Onufri, Nikolla, Konstantin Shpararaku, David Selenicasi, Konstantin e Athanas Zagarafi, Konstantin Jeremonaku, Joan Katro, Mihal Anagnosti etj. Madje siq thotë në fjalën hyrëse të tij, autori librit “Albanese – artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane”, ata ishin krijues, shkenctar të tillē që i dhanë emër të gjitha kohërave para Pērandorisë Osmane e deri në ditët e sotme nobelistja Nënë Tereza e Ferid Murati (faqe 9,10).
Nimani, në përmbajtjen e librit të tij “Albanese–Artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane” trajton disa tema me plotë përkushtim e profesionalizëm dhe na jep të drejtën që ta trajtojm si një libër tamam të kompletuar studimor e shkencor.
Ai, siq e përmendem edhe sipër trajton një numër të madh temash të legjendave pëllazgo-iliro-arbërore-shqiptare, e të luftërave të epokëve të ndryshme njëkohësisht duke specifikuar personalitete të artit dhe të kulturës sonë, të cilët jo që i dhanë kulturë vetës së tyre, por edhe përandorive të ndryshme nisur nga lufta romake, bizantine, otomane… e deri në ditët e sotme.
Ndaj në librin “Albanese–Artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane”, autori ka trajtuar këto ngjarje e personalitete kombëtare e kulturore shqiptare me këtë përmbajtje:
• Luftën shqiptare-vendikase 1447-1448,
• Ekspedita ushtarake e Skënderbeut në Itali në vitet 1460-1462,
• Krishtërimi në Shqipëri,
• Niketë Dardani apo Shen Niketa,
• Jan Kukuzeli, muzikanti madh Durrësak,
• Artistët shqiptar gjatë renesancës italiane,
• Renesansa italiane-Rinascimento,
• Shkolla e Shqiptarëve-Scuola degli Albanesi e themeluar me 1442,
• Andrea Aleksi-Durrësaku apo Andrea Alleshi (1424-1505),
• Viktor Karpaçi, piktor i njohur në Itali me emrin Vittorio Carpaccio (1455-1536),
• Mark Bazaiti (1470-1530),
• Mihali nga Vlora apo Michele da Valona (shek. XV),
• Mihal Trivoli-Artioti apo siq njihet në Rusi si Maksim Hrek (1475-1556),
• Kodeksi kostumeve-Códice de trajes,
• Leonik Tomeu apo Niccolo Leonico Tomeo (1456-1531),
• Marin Biçikemi apo Marinus Becichemus Scodrensis (1468-1526),
• Gjergj Danush Lapacaji apo Giorgio Lapazaja (1495-1570),
• Li Albanesoti’-vëllezërit tipograf shqiptarë Betnardin dhe Matej Vitali,
• Aleks Tarketa (shek XVI),
• Dinastia e familjes së fuqishme Francesko Sforza (1401-1446),
• Merkur Bua (1478-1542),
• Gjergj Basta – gjeneral i famshëm mesjetar shqiptar (1544-1607),
• Vila Albani në Romë ,
• Koloneli shqiptar në memoaret e aventurierit Giacamo Casanova etj.
Për Nimanin, e tërë përmbajta e mbarështruar në këtë libër është e elaboruar dhe konceptuar në mënyrë akademike e tejët profesionale që do të thotë se në këtë vepër monografike është përdorë, i tërë aparati shkencor e bibliografik, e që ky libër është shumë i domosdoshëm, për lexuesit dhe studiuesit e rinj të të gjitha lëmive, të cilin libër mund ta shfrytëzojn për nëvojat e tyre të përgjithshme, personale, shkencore e studimore. Vlenë të potencohët për lexuesit, se prof. Shyqri Nimani, për shkak të rrethanave të krijuara në atë kohë, për 16 orë e ka shkruar në pergamenë Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Shpresojmë që ky libër në fjalë do ti pasurojë lexuesit e studiuesit e kategorive të ndryshme si në Shqipëri e Kosovë njëkohësisht do t’ju shërbejë të gjithëve si nismë që edhe më tutje të botohen tekste dhe libra të këtillë për institucionet tona në trevat tona mbarkombëtare.
Ndaj duke çmuar lart punën e tij krijuese, profesionale, hulumtuese e studimore, uroj që autori Shyqri Nimani të ketë shëndet të mirë dhe suksese dhe prezentime të reja në punën e tij të mëtejme.