Sot është mbajtur Kuvendi për zgjedhjen e kreut të ri të OVL e UÇK-së në Klinë.
Kandidat për këtë garë kanë qenë dy kandidatë, Hajdin Balaj dhe Ali Gashi.
Në këtë proces morën pjesë 201 delegatë, 142 nga ta votuan Hajdin Balaj, kurse 59 Ali Gashin.
Vesel Berisha kryetar i Shoqatës dhe Invalidëve të Luftës, dega në Klinë ka uruar Balajn për mandatin e ri.
“Urime për mandatin e ri si kryetar i OVL-UÇK’së në degën e Klinës. Kam besim se si përfaqësues i Organizatës do të bësh më të miren me nderë e krenari”, ka shkruar Berisha, transmeton Klina.info.
Kujtojmë se ky është mandati i tretë i Balajt në krye të OVL-UÇK’së në Klinë.