Komuna e Istogut ka njoftuar se pas vërshimeve, është vendosur që të ndërpritet mësimi për nesër në disa shkolla.
Kjo pasi në disa rrugë është vështirësuar qarkullimi dhe paraqet rrezik të kalimit të nxënësve në ato rrugë, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Istogut, është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë ndërprehët mësimi për ditën e nesërme me 21.11.2022 në këto shkolla: Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh.
Në shkollat e tjera mësimi do të zhvillohet normalisht.
Për çdo ndryshim do të ju njoftojmë me kohë.
Shtabi Emergjent!