Partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt, shkruan Klina Info.
Megjithëse ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata zgjedhor, tubime të shumta po mbahen nëpër vende të ndryshme të Kosovës nga subjektet politike e po ashtu edhe nga kandidatët për deputetë.
Klina info ka publikuar emrat e kandidatëve nga Klina që do të jenë në listat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Klina Info merr vesh se në listën për deputet nga PDK do të jetë edhe veprimtari Haki Morina.
Ai do të përfshihet nga vendet e rezervuara nga PDK për diasporen.