Të shtunën është vendosur pllaka përkujtimore e gjeneralit Luan Haradinaj, në vendin ku 22 vjet më parë ka rënë heroikisht.
Lajmin e ka dhënë asamblisti i AAK-së në Komunën e Deçanit, Muhamet Bojku.
Ai në Facebook, ka publikuar disa fotografi dhe video, nga momentet e vendosjes së pllakës përkujtimore.
Vendi ku është vendosur pllaka, është vendi ku kishte rënë heroikisht Luan Haradinaj, deri sa ishte nisur që të hynte në Kosovë nga Shqipëria bashkë me një grup luftëtarësh.
Bojku përmes postimit të tij, ka falënderuar ata që kanë kontribuar për vendosjen e pllakës.