Vendoset ora në sheshin e Klinës, si shenjë proteste ndaj Komunës

Me 30 dhe 31 korrik u mbajt edicioni më i ri i Festivalit “Ujëvara Fest”.
Kjo ngjarje mbledhë çdo vit bashkëatdhetarë e qytetarë në Ujëvarën e Mirushës, me një program të larmishëm kulturor e artistik.

Pas përfundimit të këtij eventi, sot, organizata “Jehona e Dukagjinit”, bashkë me mërgimtarë kanë vendosur një orë në sheshin e qytetit në Klinë, si një protestë dhe reagim e kritikë ndaj komunës, për mungesën e saj, shkruan Klina.info

Gjithashtu janë vendosur edhe imazhe të artistëve shqiptar, që lanë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe që kanë dëshmuar sukses gjithandej vendit./Klina.info/