Lumir Abdixhiku, ka folur për media pasi u zgjedh kryetar i ri i LDK-së.
Ai ka thënë se nuk do të shkojë nesër në takimin e ftuar nga Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin për ditën e nesërme, pasi ka thënë se nesër do të dale në zyrë të partisë.
“E kam të pamundur të marrë pjesë në takimin e nesërm. E falënderoj konstruktivitetin e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit për ftesën, por e kam të pamundur për shkak se nesër do të dale në zyret e LDK-së dhe e propozoj të premten si datë të takimit eventual”, ka thënë Abdixhiku.
I pyetur nëse LDK do të qëndrojë në sallë me rastin e zgjedhjes së presidentit, Abdixhiku nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, duke pohuar se do të jenë konstruktiv në ndërtimin e institucioneve të shtetit.