Vendi ku COVID-19 zyrtarisht nuk ekziston

Turkmenistani është një nga vendet e pakta, përfshirë Korenë e Veriut, e cila thotë se nuk ka raste me koronavirusit. Por raportet sugjerojnë se po përjeton valën e saj të tretë dhe ndoshta më të fortë të COVID019.

Një histori të tillë e ka edhe Sayahat Kurbanov (jo emri i tij i vërtetë) në një rrëfim që ka bërë për BBC-në. Ai kishte dhimbje të padurueshme në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Kishte të gjitha simptomat e korovirusit.

Problemi ishte se ai ishte në Turkmenistan, ku pacientë si ai zyrtarisht nuk ekzistojnë.

Kur ai thirri një ambulancë muajin e kaluar mjeku i tha se kishte pneumoni dhe duhet të shkonte urgjentisht në spital. Kurbanov e dinte që mjekët e vendit i referoheshin rasteve të Covid si pneumoni.

Gjatë rrugës për në spital, Kurbanov arriti të telefononte klinikën ku kishte bërë një test Covid disa ditë më parë. “Është pozitive”, dëgjoi një zë të qetë të thoshte. “Çfarë është pozitive?” bërtiti ai, “a është Covid?” “Po”, pasoi përgjigjja.

Vetëm më vonë ai zbuloi se ata kurrë nuk ju jepnin letrën nëse rezultoni pozitiv në Turkmenistan.

Spitali i parë ku shkoi refuzoi ta marrë sepse ishte plot me pacientë.

“Unë gati vdiqa rrugës”, rrëfeu Kurbanov. “Mungesa e ajrit… virusi përparoi kaq shpejt. Fillova të godas dritaren dhe bërtita: ‘Të lutem ndalo, nuk marr frymë’. Më dhanë oksigjen, por nuk më ndihmoi shumë”, vijoi rrëfimin e tij.

Spitali tjetër gjithashtu refuzoi ta pranonte atë, këtë herë sepse ishte e ndaluar të merrte pacientë që nuk ishin regjistruar në kryeqytet, Ashgabat.

Ai thirri një mjek që e njihte dhe iu lut për ndihmë. Pas telefonatave të shumta ai përfundimisht u pranua.

Gjendja e tij nuk ndryshoi për pesë ditë.

Ai kërkoi që infermierët t’i jepnin diçka për të lehtësuar dhimbjen. Të futesh në spital nuk është gjithmonë e mjaftueshme për të marrë trajtim në Turkmenistan, thotë Kurbanov. Mjekët në mënyrë rutinore injorojnë pacientët dhe infermierët nuk i kontrollojnë ata nëse dikush nga lart nuk thërret njerëzit e duhur.

Spitali gjithashtu kishte një staf të dobët me disa infermierë që kujdeseshin për më shumë se 60 njerëz. Kishte raste kur një pastruese administronte injeksione, tha ai.

Infermierët ndanë histori për pacientët që rrëzoheshin dhe vdisnin para tyre sepse nuk kishte ventilatorë në dispozicion dhe makinat e oksigjenit nuk funksiononin. Mjekët ndryshuan trajtimin e Kurbanov disa herë.

Ai shpenzoi rreth 2.000 dollarë për ilaçe dhe ryshfete, një shumë e madhe në Turkmenistan, dhe u lirua pas 10 ditësh.

Mediat turke po raportojnë për valën e tretë të infeksioneve, por pothuajse të gjithë brenda vendit kanë frikë të flasin. Faqja e internetit Turkmen.news ka identifikuar më shumë se 60 njerëz që kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet turkmene nuk zbulojnë raste të koronavirusit. Presidenti Gurbanguly Berdymukhammedov, një ish-dentist, përdor imazhin e një kombi të shëndetshëm si thelbin e propagandës shtetërore. Të pranosh që vendi po preket nga pandemia mund të minojë legjitimitetin e regjimit të tij.