Gjykata e Apelit ua ka vërtetuar dënimet dy vëllezërve, Fatlum dhe Mirsad Sopjani, të cilët akuzoheshin për shpëlarje të parave.
Me këtë vendim Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka vendosur që t’ua konfiskojë edhe pasurinë në vlerë prej 946,820.00 euro.
Ata u dënuan me nga 2 vite burgim me kusht pasi u shpallën fajtorë për shpërlaje të parave.
Vëllezërit Sopjani u dënuan pasi nga 21 shkurti deri më 30 korrik 2017, kishin pranuar transfere ndërkombëtare të rrjedhura nga aktivitetet kriminale nga dy persona të dyshuar.