Suksesi nuk mungon kur ke vullnet për punë, e duket se suksesi nuk u ka munguar edhe dy vëllezërve kosovarë, që janë nga Komorani i Drenasit, por që gjatë luftës së fundit në Kosovë, ata mjaft të rinjë në moshë, ishin larguar nga Kosova për në Itali.
Bëhet fjalë për vëllezërit Mefail dhe Egzon Thaqi, të cilët ka mbi 20 vite që jetojnë dhe veprojnë në qytetin e Gorizias në Itali.
Vëllezërit Thaqi, janë pronarë të ndërmarrjes ndërtimore “GONI s.r.l”, ku janë integruar mjaftë mirë në qytetin e Gorizias dhe në rrethinë, ku me punën cilësore dhe të besushme që bëjnë, ata kanë arritur të marrin projekte të ndryshme ndërtimore nga Komuna e Gorizas dhe nga Komunat në atë rrethinë.
Ndërmarrja “GONI s.r.l” si firmë e besushme dhe cilësore është kontraktuar nga Komuna e Gorizias dhe komunat tjera në atë rrethinë për të rinovuar banesat e socialit dhe që të kujdesën për të riparuar të gjitha Kishat katolike dhe muzet.
Gjithashtu, vëllezërit nga Kosova, merren edhe me ndërtim të ulët dhe të lartë, ku ndërmarrja e tyre “GONI s.r.l” i kryen të gjitha punimet që nga nisja e projekteve e deri në punët finale, kur edhe i dorëzojnë çelësat e objekteve. Ndërmarrësi Thaqi ofronë punë jo vetëm për shqiptarë por edhe për Italianë dhe ka mbi 30 puntorë.
Ndërmarrësit Thaqi, gjatë kohës së pandemisë kan dhuruar një shumë të konsiderushme financiare për komunën e Gorizias, si shënjë falenderimi për pritjen që u’a ka bërë kjo komunë këtyre vëllezërve kur ishin larguar nga Kosova për në Itali.
Për suksesin e tyre, kanë shkruar edhe media të ndryshme italiane, ku vëllezërit Mefail dhe Egzon Thaqin dhe ndërmarrjen e tyre “GONI s.r.l” u quajnë shëmbulli më i mirë në Gorizia, se si janë integruar në një vend të huaj dhe kanë filluar nga zeroja dhe tani punojnë të bashkuar për ta ndërtuar qytetin e Gorizias dhe janë bërë shëmbull i suksesit në atë rrethinë.