Vëllezërit dhe kushërinjtë Kadri Morina, Jakup Morina, Manush Morina, Sahit Morina dhe Shani Morina nga fshati Astrazup i Malishevës, kanë dhuruar 2.5 hektarë tokë punuese si vakëf për Bashkësinë Islame të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të BIK-ut, dega në Malishevë, ku me këtë rast, kryetari i KBI-së së Malishevës, Sead Paqarizi ka falënderuar vakëflënësit.
Këta hektarë tokë do të përdorët për varreza dhe nevoja tjera.
Postimi i plotë:
VËLLEZËRIT MORINA DHURUAN 2,5 HEKTAR VAKËF
Sot në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, vëllezërit dhe kushërinjtë Kadri Morina, Jakup Morina, Manush Morina, Sahit Morina dhe Shani Morina nga Astrazubi dhuruan 2.5 hektar tokë punuese si vakëf për Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës, e cila do të përdorët për varreza dhe nevoja tjera.
Me këtë rast, kryetari i KBI-së së Malishevës Sead Paqarizi me bashkëpuntorë kanë falënderuar vakëflënësit, duke lutur Allahun xh.sh. që ky hajrat të pranohet si sadaka e rrjedhshme (sadakatul xharije) për të gjithë dhuruesit dhe familjet e tyre.
Falënderojmë Allahun xh.sh. që po mundëson gjallërimin e traditës së dhurimit të vakëfit.
Me respekt,
KBI MALISHEVË
04.03.2022