VËLLEZËRIT” ARABË TRADHTOJNË ERDOGANIN

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka fshikulluar ashpër disa shtete arabe për mbështetjen e dhënë planit të paqes në Lindjen e Mesme që paraqiti këtë javë presidenti amerikan Donald Trump. Për Erdoganin, një veprim i tillë është “tradhti”.

“Disa shtete arabe që kanë mbështetur këtë plan kanë kryer tradhti kundër Jerusalemit, kundër vetë njerëzve të tyre, dhe ça është më e rëndësishme kundër gjithë njerëzimit”, u tha Erdogan pjesëtarëve të partisë së tij në Ankara. Në shënjestrën e kritikave të kreut të shtetit turk, një mbrojtës i madh i të drejtave të palestinezëve, ishin Arabia Saudite,

Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Omani. “Arabia Saudite, ju në veçanti jeni e heshtur. Kur do të thyeni heshtjen? Turp ju qoftë! Këto duar që duartrokasin planin, si do te mbajnë përgjëgjesi për këtë tradhti ?” tha ai.

Të martën Trump paraqiti detajet e planit të tij për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Sipas presidentit amerikan, Jerusalemi do të mbetet “kryeqytet i pandarë” i Izraelit, por ka parashikuar një zgjidhje me dy shtete. Palestinezët pretendojnë prej kohësh që Jerusalemi Lindor të shpallet kryeqytet I shtetit të tyre në të ardhmen.