Valon Mehmetaj, vëllau i Nezir Mehmetaj, ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj këtij të fundit është miratuar nga prokuroria pas ankesave që janë bërë.
Mehmetaj tha se pas kësaj pritet që brenda vitit Neziri të del para Gjykatës në Serbi, shkruan IndeksOnline.
Nezir Mehmetaj tash e 7 muaj është duke u mbajtur në burg të Serbisë padrejtësisht. Vëllau i tij ka kërkuar ndihmë nga vendet ndërkombëtare dhe vendore që të reagojnë dhe të marrin më seriozisht rastin e Nezirit pasi mund të dënohet nga Serbia.
Postimi i plotë i Valon Mehmetaj:
Shteti Serbis në rastin e Nezir Mehmetaj është duke luajtur me ndjenjat e tijë përsonale dhe po ashtu me të familjes dhe të gjithë atyre qe e kanë përjetuar keq vetë faktin qe Neziri është në duart e shtetit të Serbisë!
Ndikim negativ ne përmisim të mardhënjeve ne mesë popujve!
Aktakuza e ngritur siq jeni ne dijeni është hudhur posht nga shkalla e parë, tani kinse ne bazë të ankesave nga prokuroria është miratuar aktakuza dhe pritet qe të shkohet në gjykatë ,gjykimi pritet të ndodh brenda ketij viti sipas avokatëve,por Nezir Mehmetaj vazhdon të mbahët ne burg!
Neziri i pa mbrojtur aq sa e meriton si qdo shtetë qe e mbron qytetarin e tijë ,sepse shteti jonë i pafuqishem është i injoruar nga shteti fqinjë Serbia.
Kërkoi nga faktori vëndor dhe ai nderkombtarë të ndikojn më seriozisht sepse padrejtësisht është arrestuar dhe me pa të drejtë po mbahët,kamë friken qe një ditë kur të kryhet gjykimi të marrim lajmin e hidhur së është denuar krejt kjo nga mosbesimi ne menyren e procedimit të rastit qe nga fillimi, e dijm dhe jemi të bindur qe nuk ka fakte dhe po ashtu nuk ka të drejtë Serbia të gjykoi rastet e pretenduara sipas tyre të cilat kanë ndodhur në Republikën e Kosovës,po ashtu edhe avokatet po na japin shpres së Neziri ka me u liru pasi qe nuk ka fakte qe i njëjti të denohet!
Por kush mund të hjek friken, jemi provuar deri me sotë me premtime dhe zvarritje dhe si pasojë janë afër 7 muaj qe po mbahet ne burg!
Me arsyen për mbrojtjen e mospërhapjës së virusit dhe për hirë të siguris së shendetit të qytetarëve nuk mund të protëstohet në kerkimin e lirimit të qytetarit tonë Nezir Mehmetaj!
Në emer të familjës kerkojm mirkuptim sepse e di qe e kemi përkrahjen dhe vullnetin e qytetarëve për të protestuar!
Me respektë V.M
Kerkoi përkeahjen nga mediat si zakonisht deri me sotë!
JU FALEMNDERIT!
#LIRIPËRNEZIRMEHMETAJ