Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është liruar nga detyra e këshilltarit politik të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Haradinaj pas lirimit të Selimit tha se ky vendim është marrë në konsultim me të.
Familjarë të ish-kreut të UÇK-së, i thanë për Klanin se Sylejman Selimi, është liruar për arsye personale dhe shëndetësore, tha Mentor Selimi, vëllau i Gjeneral Sylejman Selimit.
Ndër të tjera ai tha se Gjeneral Selimi dëshiron të jetë më afër familjes dhe t’i përkushtohet asaj.